Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos ka gjetur forcën për të dalë para mediave, pas eliminimit në fazën çerekfinale të Botërorit nga Maroku.

“Të largohesh nga një Botëror dhemb gjithmonë. Kishte vështirësi në pjesën e parë. Na u desh shumë kohë për të hyrë në lojë. Lojtarët donin të ishin të rrezikshëm, por ata nuk ishin në gjendje të krijonin.

Nuk ia dolëm, lojtarët punuan shumë. Për ne, për mua dhe për lojtarët, është një zhgënjim i madh. Skuadra ishte e sigurt, por e vërteta është se ne nuk ia dolëm. Lojtarët punuan, në pjesën e parë ishim pasivë. Për momentin jemi shumë të trishtuar. A do të qëndroj? Nuk është koha për t’u përgjigjur. Nesër shkojmë në Lisbonë dhe, si gjithmonë, presidenti dhe unë do të flasim për të kuptuar se çfarë është më e mira për Portugalinë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: