Aventura e PSG në Champions League nis ndaj Juventusit. Trajneri i kampionëve të Francës, Christophier Galtier në intervistën e zakonshme ka hezituar të quajë skuadrën e tij favorite, teksa shprehet se ka çdo vit ka 8-9 skuadra që potencialisht mund të fitojnë kompeticionin. Diçka u tha edhe për trajnerin e “Zonjës së Vjetër”, Allegri.

“Pas fitores në Nantë, kam parë futbollistët që janë përqendruar menjëherë në ndeshjen e nesërme. E adhurojmë, është hera e parë që shoh lojtarët që përqendrohen kaq shpejt për një ndeshje, në nivel kolektiv dhe individual. Janë kujdesur që të rikuperojnë mirë, të përgatiten mirë, ekziston dëshira për ta filluar mirë me këtë sfidë shumë të bukur.

PSG favorite? Jo, do të ishte reduktuese ndaj skuadrave të tjera. Çdo vit ka 8-9 skuadra që potencialisht mund të fitojnë Ligën e Kampioneve, ka skuadra favorite që nuk mbërrijnë në fund, ka surpriza, skenarë të pamendueshëm me zhvillime të mëdha emotive. Klubi dëshiron ende të fitojë. Të themi që jemi favoritë… Nuk e mendoj. Këtu janë lojtarët më të mirë.

Juventusi ka eksperiencë, është një skuadër e vështirë për t’u mundur. Tani thuhet se është në vështirësi, por duke marrë shkas nga organizimi i tyre, është i vështirë për t’u menaxhuar, të krijosh raste kundër tyre. Bëjnë një punë intensive në mbrojtje, janë shumë të fortë në tranzicion, shkojnë në thellësi dhe kanë Vlahoviç përpara.

Alegri thotë që ka kundërshtar Benfikën? Ka më shumë eksperiencë se unë dhe ka djallëzinë e trajnerëve italianë që respektoj shumë” – Tha ai.

 

78

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: