E ardhmja e Lionel Messit është kthyer në çështje aq sa të gjithë janë kuriozë për të ardhmen e sulmuesit argjentinas. Por për t’i trazuar dhe më shumë ujërat, ka menduar vetë trajnerin i PSG-së, Maurizio Pochettino.

Ai konfirmuar tratativat e nisura nga klubi francez me Lionel Messin, por duke mos dhënë më shumë detaje: “Ne jemi duke vlerësuar dhe analizuar të gjitha mundësitë e tregut dhe Messi është një prej tyre. Nëse ka informacion, do ta komunikojmë së shpejti.

Kur flisni për lojtarë të këtij niveli, unë mendoj se shumë klube, përfshirë PSG, do ta dëshironin, klubi po punon shumë, por unë nuk kam informacione të tjera. Ne e dimë se çfarë ndodhi dje, por unë besoj se gjëja e rëndësishme për momentin është të fitojmë në ndeshjen e parë të kampinatit.

Nëse Mesi arrin, a do ik Mbape? Jo. Ne jemi të kënaqur me përpjekjen që klubi po bën për të siguruar lojtarë që mund të japin një kontribut vërtet domethënës”, – u shpreh trajneri i PSG-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb