Luka Modriç do të përfundojë karrierën te Real Madrid. Kështu është shprehur trajneri i Loss Blancos, Carlo Ancelotti. Trajneri është i bindur për të ardhmen e mesfushorit, duke shuar kështu çdo lloj dyshimi.

“Luka Modriç do ta përfundojë karrierën e tij këtu te Real Madrid. Rinovimi? Nuk e di kur, por do të ndodhë – kjo është ideja e klubit dhe Luka” – tha ai.

 

Kujtojmë që për lojtarin pati interesim nga Juventus. Kroati ka vite që është pjesë e ekipit me seli në Madrid, duke u shndrrëruar në një ikonë të grupit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb