Pas pushimeve në kampionat si pasojë e ndeshjeve ndërkombëtare Reali i Madridit rikthehet këtë fundjavë të luajë kundër Atletico Bilbaos. Në lidhje me këtë ndeshje ka folur sot trajneri i “galaktikëve”, Julien Lopetegui, i cili ka deklaruar:

“Është një ndeshje e mrekullueshme, e bukur, kundër një rivali që i ka mprehur thonjtë dhe dhëmbët e tij për 15 ditë. Ne duhet të hyjmë në dinamikë për ta kapërcyer me sukses atë.”

Lopetegui nuk dha asnjë informacion nëse do të ketë rotacion në formacion, në kuadër të ndeshjes së parë në Ligën e Kampionëve, që do të luajë të mërkurën kundër Romës:

“Nuk ekziston ndeshja me Romën për momentin, por vetëm Atletic kalon nëpër kokën tonë. Ndeshjet duhet të përballen me 100% të energjisë, gjithmonë duke menduar për atë të radhës, jo më tej. Ne do të kërkojmë zgjidhjen më të mirë për ta fituar një ndeshje si ajo ndaj Atletic Bilabao-s.

Na pret një kundërshtar shumë i mirë, që do të na detyrojë të bëjmë një ndeshje të mrekullueshme. Ne do të shkojmë me këtë qëllim”, vijoi spanjolli.

Formacioni? Kushdo mund të jetë titullar te Real Madridi dhe ne gjithmonë do të përpiqemi të gjejmë zgjidhjet më të mira. Kur kalojnë lojërat, do të jetë dikush që luan më shumë, ose më pak. Sidoqoftë, unë kam një model të balancuar. Në një periudhë të vështirë të gjithë duhet të jenë të përgatitur dhe me mentalitetin e padiskutueshëm”, ka përfunduar trajneri spanjoll.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb