Ashtu siç pritej, lajmi për një marrëveshje të fshehtë mes Milan dhe Ralf Rangnick është shoqëruar me përplasje në klubin kuqezi. Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban nuk e kanë prituar aspak mirë këtë lëvizje të shefit ekzekutiv Ivan Gazidis, që siç dihet ndan një tjetër vizion nga ai i dy legjendave të Milan.

Original
Original

Për këtë arsye, siç rapotojnë mediat italiane, drejtuesit e sektorit teknik kanë kërkuar sqarime, duke ndezur më shumë dyshimet për të ardhmen e tyre në klub. Si Maldini ashtu edhe Boban janë shprhur kundër Rangnick, pasi kanë në mëndje një tjetër profil për pankinën kuqezi në fund të këtij sezoni. Ai është Massimiliano Allegri, i cili pas një viti pushim pritet të kthehet sërish në pankinë. Kjo është konfirmuar nga vetë tekniku.

Maldini Boban
Maldini Boban

Allegri refuzoi gjatë kësaj periudhe shumë oferta, por dëshira e tij është të mbetet në Serie A. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat përtej Adriatikut, Milan do t’i jepte mundësi të punonte me një skuadër shumë të re dhe me një marzh shumë të madh përmirësimi. Si pasojë edhe kuotat që ai të rikthehet në pankinën e skuadrës kuqezi, të cilës i dha trofeun e fundit kampion në vitin 2012 janë rritur ndjeshëm. Po ashtu, kjo është mundësia e vetme që Maldini dhe Boban të qëndrojnë, pasi me Rangnick në pankinë, largimi i tyre është i sigurt.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: