Roberto Martinez mori frenat e Portugalisë ditën e sotme, teksa u zyrtarizua në krye të pankinës luzitane. Mes shumë ccështjesh të hapura, më e rëndësishmja mbetet ajo e një futbollisti jo të zakonshëm, Cristiano Ronaldos.

“Vendimet e futbollit merren në fushë. Unë nuk i marr vendimet në zyrë. Pika ime e fillimit është lista e Kupës së Botës dhe Cristiano është një lojtar në atë listë. Ai është në kombëtare për 19 vjet dhe meriton respekt. Ne do të ulemi dhe do të flasim me të gjithë duke filluar nga nesër”, tha Roberto Martinez kur u pyet për CR7.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: