ELBASAN- Trajneri i skuadrës austriake “Red Bull Salzburg”, Oscar Garcia, beson jo vetëm se skuadra e tij mund të kualifikohet ndaj Partizanit, por edhe të mbyllë gjithçka që në takimin e parë në Elbasan. Në konferencën e fundit për shtyp në Elbasan, para ndeshjes me Partizanin, ai tha se nuk e shqetësojnë mungesat e shumta në radhët e Salzburgut.

“Sigurisht që kemi analizuar lojën dhe çdo lojtar të ekipit të Partizanit. Kemi parë ndeshjen e tyre me Ferencvaroshin dhe tashmë kemi krijuar një ide për lojën që zhvillon Partizani. Gjithsesi ne synojmë të martën fitoren. E përgatis ekipin gjithmonë për fitore jo për barazim. Kemi 5 mungesa në skuadër, por presim deri nesër nëse arrijmë të rekuperojmë ndonjë prej Lojtarëve me probleme. Në përfundim te sezonit ishim në 70% të formës dhe tani po mundohemi të arrijmë maksimumin e formës. Për ne s’ka rëndësi nëse luajmë jashtë ose brenda, e rëndësishme është të luajmë mirë”, tha Oscar Garcia.

Ndërsa mesfushori i Sazburg, Valon Beritha tha se kjo do të jetë një ndeshje e fortë.

“Nuk e njoh ekipin e Partizanit. E di që do të jetë një ndeshje e forte dhe shqiptarët nuk do të tolerojnë. Nuk mendoj se prezenca ime në fushë do ta bëj më intrigues takimin, pavarësisht se unë jam shqiptar. Jemi përgatitur vetëm për fitore. Jemi këtu duam të bëjmë një lojë të mirë. Ne duam të bëjmë gjithmonë lojën që luajmë. Duam të luajmë mirë në mbrojtjen dhe rezultati 1-0 për ne është komod. Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne sepse bëhet fjalë për të vazhduar në Europë ndaj duhet ta marrim shumë seriozisht këtë ndeshje. Nëse do të më jepet rasti Sigurisht do të shënoj”, tha ai.

Trajneri i Partizanit, Sormani u shpreh optimist për ndeshjen e nesërme.

“Siç dhe po e ndiej është një optimizëm i madh ndoshta unë mund te them dhe me i madh. E konsideroj veten mjaft te ekuilibruar. I ftoj te gjithë qe shume shpejt te kthehen me këmbë ne toke. Po flasim për një përballje ku përballë njeri-tjetrit do jene miu me elefantin. Ju kujtoj se Salsburgu është ne vendin e 48 sa i përket renditjes se UEFA. Dua t’ju kujtoj te gjithëve qe presidenti ynë Gaz Demi është një person ambicioz, i suksesshëm dhe i ekuilibruar, më ka zgjedhur për kulturën e punës. Ne duhet te punojmë me shume se te tjerët dhe te flasim me pak. Ne duhet te bëjmë gjithçka mire përballe çdo kundërshtari dhe besoj kjo është filozofia qe kam aplikuar tek Partizani. Është krenaria qe te luajmë për këtë fanelle dhe skuadrën tone. Çdo dite u kujtojmë lojtareve te luajnë për skuadrën dhe me skuadrën. Nuk është aspak e habitshme qe Xhika te jete ne konference për shtyp. Ne një kohe qe Alban Hoxha është ne vëmendjen e te gjithëve, unë dua t’ju kujtoj te gjithëve se e gjithë arritja qe ka bere Partizani është një sakrifice e skuadrës”, tha Sormani.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: