Watford ka emëruar Claudio Ranieri si trajnerin e tyre të ri pasi shkarkoi Xisco Munoz të dielën. Italiani, 69 vjeç, rikthehet në Premier League të cilën e fitoi me Leicester në vitet 2015-16, pasi u largua nga Sampdoria e Serie A gjatë verës.

Ky është trajneri i 14-të nën pronarët e rinj të Watford, që është familja Pozzo, që kur ata morën drejtimin në 2012.

Ranieri ka për detyrë dhe objektiv që të përmirësojë formën e tyre në ligë pasi ata janë në vendin e 14 me shtatë pikë nga shtatë ndeshje.

Ndeshja e parë e Ëatford me trajnerin e tyre të ri në krye do të jetë në shtëpi kundër Liverpool të shtunën, 16 tetor.

Ranieri ka një përvojë të pasur, Watford është klubi i tij i 21-të në një karrierë menaxheriale 35-vjeçare. Ai ka fituar tetë trofe, përfshirë Kupën e Italisë 1995-96 me Fiorentinën, Super Kupën 2004-05 me Valencian dhe titullin e Premier League 2015-16 me Leicester.

Ranieri nderohet nga Leicester dhe tifozët e klubit, por u shkarkua me dhelprat vetëm një pikë mbi zonën e rënies me 13 ndeshje të mbetura në sezonin 2016-17.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: