Sylvinho, trajneri i Kombëtares, ashtu si i gjithë ambienti kuqezi, shpresonin shumë të mos dilnin pa pikë nga transferta përballë Polonisë. Tekniku brazilian vlerëson shpirtin që ekipi i tij shfaqi përballë një rivali të fortë:

“Lojtarët kanë kuptuar shumë mirë idenë dhe filozofinë time të futbollit. Ndryshova modulin, nuk është e lehtë. Jam i kënaqur, ekipi mu përgjigj shumë mirë. Ekipi tregoi shpirtin dhe zemrën në fushë, kundër një rivali shumë të fortë. Ishim në lojë deri në fund. Kishim shansin për të barazuar. Në qoftë se Uzuni do ta kishte bërë atë gol do të ishte rezultati më i drejtë, por futbolli kështu e ka”.


Pavarësisht humbjes së pësuar, Sylvinho beson se Shqipëria i ka të gjithë shanset për të kaluar më tej:

“Është grup i vështirë dhe i ekuilibruar. Ne do të provojmë shanset tona”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb