Trajneri i Spezias, Thiago Motta ka komplimentuar skuadrën për fitoren 1-0 ndaj Venezias. Në konferencën pas ndeshjes së Serie A, tekniku përmendi edhe lojtarë të veçantë si Manaj. Ai thotë se sulmuesi shqiptar bëri diferencën dhe luajti shkëlqyer që nga momenti kur u aktivizua e deri në fund.

“Jemi dy skuadra që luajmë për të njëjtin  objektiv dhe respektojmë njëra-tjetrën dhe të dy-ja donim të fitonim. Këto ndeshje nuk janë të lehta, djemtë ia kanë dalë shumë mirë. Arritëm duke menduar se mund të fitonim dhe nuk është rastësi që fituam. Manaj bëri një lojë të shkëlqyer kur u aktivizua. Të njëjtën gjë mund të them për Salva, Sala dhe Verde, ata janë djem që e dinë se mund të jenë protagonist” – tha ai.

Manaj luajti 25 minuta sot. Spezia është e 14-ta në kampionat.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb