Zlatan Ibrahimovic mund të mos luajë për Suedinë në ndeshjet e Kombëtares në qershor, të vlefshme për Nations League. Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane, sulmuesi i Milanit do të refuzojë ftesën e marrë nga trajneri i Përfaqësueses, Janne Andersson.

Gjendja fizike e futbollistit nuk është e mirë, pasi po kalon një sezon tejet të vështirë. Edhe paraqitjet me Milanin nuk kanë qenë të shpeshta, madje mund të numërohen me gishtat e njërës dorë.

Suedia gjendet në një grup me Serbinë, Norvegjinë dhe Slloveninë në Nations League. Synimi për ekipin e verdhë është vendi i parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: