Tekniku i Teutës, Bledi Shkëmbi ka dhënë prononcimin e tij për mediat, pas sfidës ndaj Vllaznisë (0-0).

“Sot kishim më shumë grintë. Ishim më afër njëri-tjetrit. Por mungoi goli dhe mungojnë pikët. Kur vjen goli dhe pikët, luan më lirshëm. Pjesa e parë shkoi mirë. Pjesa e dytë, loja bëri të vetën. Nga mënyra si luajtëm, duke ndryshuar edhe rreshtimin, mendoj që bëmë mirë. Dëshira ime është gjithmonë që të luaj me dy sulmues.

Por ne kemi akoma probleme me mungesat. Kemi ende probleme me disa lojtarë që megjithëse luajnë nga minuta e parë kanë probleme me gjendjen fizike. Në këto momente na duhen pikët. Ndoshta edhe duke luajtur keq. E di se sa të rëndësishme janë pikët për ta shijuar stërvitjen dhe ndeshjen. Mos të harrojmë që luanim kundër Vllaznisë. Një kundërshtar shumë i fortë, që kërkon të dalë kampion dhe ka lojtarë cilësorë. Nuk duhet harruar asnjëherë kë ke përballë”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: