Tirana nuk ia doli të fitonte ndaj Kastriotit, teksa ndeshja e kampionatit përfundoi 0-0. Pas takimit, trajneri i bardhebluve, Orges Shehi nuk ka fshehur dot zhgënjimin.

“Sigurisht që disa gjëra, sidomos në pjesën e dytë duhej të bëheshin më mirë. Po tentonim nga krahët. Kemi krijuar raste, por futbolli nuk fitohet nëse nuk shënon.

Llogaritë? Nuk ka llogari duke parë kalendarin. Llogari është ndeshja e radhës. Katër ndeshje, tre i kemi pasur jashtë. Ne kërkohemi të përmirësohemi. Fusha na penalizon pak. Jemi skuadër 50 përqind e re. Kur ndërtohet një ekip në ditët e fundit, ka vështirësi. Skuadra po prodhon. Fati është prezent kudo. Një sulmues të mirëfilltë nuk e kemi në organikë.

Mungesat e 3 pikëve? Ne jemi komplet ndryshe nga vjet. Por, duke pasur këtë kontigjent lojtarësh që tentojnë të luajnë me topin, nuk duhet të rrijmë pas. Futbollistët që janë ofensiv bëhen shumë nervoz. Kërkojmë të mos rrijmë poshtë. Duam të luajmë me shumë takime. Kur e prek shumë topin, sulmuesi i zonës, besoj se na mungon” – tha ai.

(BallkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: