Trajneri i Tiranës, Orges Shehi doli para mediave pas barazimit 1-1 me Bylis.

“Ne do ta shohim me dy tablo. Në pjesën e parë meritonim të merrnim ndonjë gol për mënyrën se si u vendosëm. Pjesa e dytë ishte plotësisht në drejtimin tonë. Na krijonte shumë vështirësi nxjerrja e topit. Morëm një gol nga goditjet standarte. Ushtruam presion nga gjitha mënyrat. Arritëm të shënonim, kishim edhe një rast tjetër. Mendoj që nuk korrespondojnë të dy pjesët me njëra tjetrën.

Goli në momentin më të mirë? Në pjesë të parë mund të ndëshkoheshim. Në pjesë të dytë më vjen keq sepse ishte një goditje standarte. U ndëshkuam dhe ishte gjithçka e vështirë. Skuadra reagon, është gjithmonë prezente aty. Çunat meritojnë komplimente se si reagojnë pas golit. Gjithë pjesa e dytë është ajo që ne duhet të kuptojmë.

Nuk ka arsye të mërzitem, për të qarë këtë që ndodhi. Edhe 10 javë duhet të përmirësohemi. S’duhet të pësojmë gola të lehtë. Patrick s’është më pjesë e skuadrës, ka dëmtim. Shpresojmë që dhe Kristali të vijë në formë të mirë. Ne duhet të luajmë nga poshtë. Nëse s’e bëjmë, do të kemi vështirësi.

Florent Hasani? Është lojtari ynë kryesor. Kishim Xhixhën, por ai u largua. Kristali u dëmtua, por më pas improvizuam me Haxhiun. Florenti po bën mirë. Shpresojmë që të kthehet në formën më të mirë Abazaj. Të shënojë gjithë pjesa përpara e ekipit”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: