Tunizia do të përballet me Francën në Botërorin e Katarit, një sfidë kjo që shkon në limitet e të pamundurës, duke patur parasysh nivelin e kundërshtarit.  Gjithsesi, trajneri i kombëtares modeste, Kadri beson te të tijtë.

“Asgjë nuk është e pamundur. Unë besoj te lojtarët.A do kalojmë grupet? Le të presim rezultatin e ndeshjes dhe do të shohim. Shpresoj që t’i përgjigjem pyetjes suaj pas ndeshjes” – Tha ai. Tunisia renditet në vendin e fundit me 1 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: