Paolo Dibala nuk po luan vitin e tij më të mirë te Juventusi. Pas një sezoni prej protagonisti kampionatin e shkuar, argjentinasi po vuan shumë të gjejë hapësirë në formacionin titullar që pas ardhjes së Kristiano Ronaldos, me trajnerin Alegri që është më i predispozuar të luajë me Mario Manxukiç në krah të portugezit, me Dibalën që luan shumë larg zonës së portës.

Parë këtë situatë, Mançester Junajtid kërkon t’i plotësojë dëshirën teknikut të tij, Ole Gunar Solskjaer, me norvegjezin që e vlerëson shumë Dibalën dhe do të dëshironte ta kishte në skuadër sezonin e ardhshëm. Por Juventusi nuk e lë të lirë argjentinasin pa 120 milionë euro. Gjithsesi më parë duhet kuptuar se çfarë do të ndodhë me Alegrin në fund të sezonit.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb