Zvicra e mbylli rrugëtimin e Botërorit të Katarit që në fazën e 1/16, pasi u eliminua nga Portugalia (6-1). Trajneri i Helvetëve e pranoi pas takimit se skuadra ishte e papërgatitur për këtë ndeshje.

“Portugalia ishte më e mirë, ne nuk dolëm në fushë. Arritëm gjithmonë vonë dhe nuk ishim kurrë gati për të bërë atë që duhej. Ne kishim Widmerin jashtë me ethe dhe lojtarë të tjerë që nuk ishin në maksimumin e tyre në fushë. Unë jam akoma krenar për udhëtimin që kemi bërë. Grupi ynë ishte i nivelit të lartë dhe djemtë bënë gjëra të mëdha në këtë Botëror” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: