Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka dalë përpara mediave në prag të ndeshjes së 1/16-ave (Botërori) ndaj Portugalisë. Tekniku i njohur ka besim se zviceranët do ia dalin mbanë, pavarësisht se niveli i kundërshtarit është i jashtëzakonshëm.

“Është një mundësi e madhe për ne që të shkruajmë histori. E kemi parë euforinë që ka në shtëpi dhe do të donim t’i jepnim një tjetër ndeshje të tillë zviceranëve

Ne i njohim kundërshtarët tanë dhe kemi treguar se mund t’i mposhtim ata. Ne kemi një mundësi unike. Ata janë të gatshëm të bëjnë mirë dhe kanë ekip të pjekur. Është thelbësore të hysh në lojë me guxim dhe besim. CR7? Ronaldo është një burim për të gjithë botën, jo vetëm për futbollin, jam i lumtur që luaj kundër një lojtari të tillë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: