Visente Del Boske është një nga emrat e mëdhenj të trajningut botëror. Spanjolli që ka fituar gjithçka si trajner: dy kampionate, dy Champions, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve me Real Madridin dhe Kupën e Botës dhe Kampionatin Europian me përfaqësuen e Spanjës, ka dhënë mendimin e tij për Nejmarin në faqet e “Mundo Deportivos”.

“Nejmar është një djalë i vështirë. Për mua ai nuk është një shembull i mirë, ndonëse është një futbollist i shkëlqyer. Nëse do të më kërkonit pesë më të mirët në botë, ai është patjetër në listën time. Por në fushë ai bën hile, bën shumë numra. Mos harrojmë dhe mënyrën sesi u largua nga Barcelona… Por janë klubet ata që vendosin”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb