Antonio Conte do të jetë trajneri i ri i Interit, mungon vetëm zyrtarizimi, i cili pritet të vijë të enjten, ose maksimumi të premten, pasi të shtunën drejtuesit ziklatër sëbashku me trajnerin e ri do të jenë në Madrid për të ndjekur finalen e Champions League. Conte ndodhet aktualisht në Milano, por në pritje të zyrtarizimit, mediat italiane kanë zbuluar pagën dhe stafi e tij.

Antonio Conte
Antonio Conte

Conte do të përfitoj 10 milion euro neto në sezon plus 2 të tjera në formë bonusesh, në rast se fiton titullin, por paga e tij do të jetë progresive, teksa në vitin e tij të tretë, gjithnjë nëse arrin të mbijetoj aq gjatë, do të jetë 12 milion euro neto në vit. Në pritje për të kuptuar se kush do të jetë trajneri i ri i Juventusit, Conte do të jetë trajneri më i paguar për momentin në Serie A.

La Gazzetta
La Gazzetta

Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, zëvendës trajner i Interit do të jetë vëllai i tij, Gianluca, ndërsa Vanoli dhe Cristian Stellini asistentë. Për herë të tretë në Milano rikthehet edhe Oriali. Pas bashkëpunimit të shkëlqyer në përfaqësuesen italiane, Beppe Marotta, ka vendosur të bashkojë edhe një herë Coten me Orialin, i cili ashtu si dhe në përfaqësuese edhe te Inter do të mbajë postin e menaxherit të përgjithshëm të ekipit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: