Një ditë më parë, “La Gazzetta dello Sport” bëri publik pagat e të gjithë lojtarëve që aktivizohen në Serie A. Në listën e milionerëve kishte një dominim absolut nga ana e Juventusit. Në 10-të vendet e para vetëm Lukaku nuk ishte bardhezi, lojtari i dytë më i paguar me 8,5 milion euro, ndërsa të gjithë futbollistët e tjerë vinin nga radhët e “Zonjës së Vjetër”.

Conte Lukaku
Conte Lukaku

Diskutimi është ndryshe kur bëhet fjalë për trajnerin më të paguar, këtë listë nuk e kryeson Sarri por një ish juventin i famshëm si Antonio Conte. Trajneri i Interit ka firmosur me klubin ziklatër një kontratë sheikësh teksa përfiton 11 milion euro neto në sezon. Pagën e Contes do ta kishin zili jo vetëm në Serie A por dhe një pjesë e mirë e trajnerëve në botë.

Conte
Conte

Në Europë, Conte renditet e 4-ëti, listë të cilën e kryeson Simeone i Atletico Madrid me 23 milion euro në sezon. Në Serie A, Conte ndiqet nga trajneri i Juves, Mauricio Sarri përfiton 5,5 milion euro në sezon. Në vendin e 3-të renditet C.Ancelotti, trajneri i Napolit përfiton 5 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb