Spanja hasi jo pak vështirësi për të marrë një fitore përballë Shqipërisë, nëse nuk do të ishte për atë perlë të Dani Olmo në minutën e 90-të sot në Spanjë diskutimi do të ishte ndryshe. “Furitë e kuqe” dhe mbi të gjitha trajneri Luis Enrique e kishte vlerësuar maksimalisht këtë përballje, fakt që e konfirmoi edhe Eric Garica në deklaratën e tij pas ndeshjes:

“Kjo ndeshje ishte mirë që ne të kuptojmë se sa e ndërlikuar është kualifikimi direkt për në Botëror. Në pjesën e parë na mungonte ideja për lojën, por në pjesën e dytë ishim më mirë. Pas 1-1 patëm një reagim shumë të mirë. Ka kaluar një kohë e gjatë që nuk kemi luajtur të gjithë së bashku dhe është gjithmonë e rëndësishme të fitojmë.

E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, sepse trajneri na kishte paralajmëruar për cilësitë e kundërshtarit ku veçohet aftësia për t’u mbrojtur dhe për të shkuar përpara me kundërsulme. Te goli i Uzunit ishte fati i keq, ishte një rikthim topi”, u shpreh Eric Garcia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb