Orges Shehi, trajneri i Skënderbeut, debutoi më së miri në rolin e ri në Superligë duke marrë një fitore 1-0 kundër Partizanit. Në intervistën pas ndeshjes, numri 1 i pankinës së korçarëve shprehet se ekipi i tij i meritoi 3 pikët.

Ndeshja e parë një fitore dhe ne minutën e fundi dhe kështu shijohet me shumë

Është një fitore me vlera. Luajmë me një rival direkt. Fitorja merr vlera të dyfishta. Skuadra nuk kishte më parë nivelin e duhur por më pas pati ritëm dhe sot kemi qenë më lart se kundërshtari. Më vjen mirë që çunat janë kaq të motivuar.

Ku dallon kjo skuadër me atë më parë të një viti më parë dhe si e përgatitët ndeshjen me Partizanin?

Kemi punuar shumë. Kishim informacion që Partizani do të ndryshonte. Praktikisht ndryshoi por edhe ne u treguam të gatshëm duke bërë ndryshimet tona.

Deri në minutën e 72 mendimi im ishte absolut dominim i Skënderbeut. Sa i kënaqur je me rezervat e ekipit. Nuk shoh, ke një alternativë jo mirë por nuk më duket tamam për gjithë kampionatin.

Është i drejtë vlerësimi, deri në minutën e 72 kemi qenë shumë lartë dhe u kemi kërkuar lojtarëve të mos e ulin ritmin. Kemi kërkuar të vazhdohet me atë ritëm dhe skuadra u përgjigj. Për sa i përket alternativave, kemi pasur probleme me federime, Gavazj ka ardhur vetëm sot dhe shpresoj që këto ditë të fundit të merkatos të përforcohemi edhe më shumë.

U pa relativisht se skuadra është e varur nga Bregu, Muzaka dhe Dita ndodhen larg portës. Si pretendoni ta ndryshoni këtë gjë se mund të vij momenti që kundërshtarët të rrinë te Bregu.

E kam thënë se në skuadër kemi lojtarë që nuk kanë minutat e duhur dhe me kalimin e kohës do të marrin besimin. Besimi te vetja e tyre dhe me besimin tim do të marrin minutat e duhura. Dhe do të ndjekim shembullin e lojtarëve të vjetër që kanë qenë profesionist.

Si e ke ndier vete si portier apo si trajner?

Nuk ka qenë e lehtë se para një muaji kam qenë në fushë, por marrëdhënia jonë është e tillë se në fushë jemi për punë, jashtë fushe jemi shokë. Për këtë dua ti falënderoj pasi po më ndihmojnë duke i ndarë situatat brenda dhe jashtë fushës.

Të flasin Gesi apo…

Në ambientet e stërvitjes më thonë profesor, por jashtë fushave u them mos bëni gabim të më thoni profesor.

Më mirë me kravatë apo me dorashka?

Dorashkat mi mori Shakua por shpresojmë të kemi fat me kravatën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb