Harry Kane ishte protagonist negativ i Anglisë ndaj Francës. Në çerekfinale ne Botërorit, teksa rezultati ishte 1-2 për francezët, Kane mori përsipër ekzekutimin e penalltisë që mund të çonte shifrat 2-2, por goditja e tij la shumë për të dëshiruar.

Në mbrojtje të tij ka dalë trajneri i Anglisë, Gareth Southgate: “Ne fitojmë dhe humbasim si ekip, kemi pranuar disa gola dhe kemi humbur disa raste. Nuk do të ishim këtu tani nëse nuk do të ishte për Kane”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: