Trajneri Thomas Brdariç do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë. Burime pranë trajnerit bëjnë të ditur se ai ka rënë dakord per te vijuar qe te jete ne krye te pankinës kuqeblu edhe per nje sezon tjeter. Brdariç eshte takuar mbremjen e sotme me drejtues te Vllaznisë dhe pas nje bisede prej afro 90 minutash eshte rene dakord qe kroato-gjermani te vijoje te jete pjese e kuqebluve edhe per sezonin e ardhshem.

Brdariç ka kerkuar disa detyrime ende te pashlyera qe mesa duket tashme do te shlyhen, nje fushe profesionale për stërvitje që eshte zgjidhur dhe pritet te jete ne Berdice si dhe është konfirmuar një merkato pë pjesëmarrjen ne Konference League të Vllaznisë. Brdariç mësohet sipas burimeve se ka hedhur firmën dhe pritet vetëm ana formale e zyrtarizimit te tij si trajner i kuqebluve.

Brdariç kishte disa oferta te mira nga disa ekipe por pas bisedave me drejtuesit e Vllaznise ka vendosur te qendroje ne Shkoder me nje page mujore prej afro 7 mije euro ne muaj pa llogaritur bonuset ne rast te trofeve apo pjesemarrjes ne Kupat e Europes sezonin e ardhshem. Brdariç si trajner i Vllaznise arriti te shpallet nenkampion me kete ekip si dhe fitoi Kupen e Shqiperise gje e cila e beri ate nje trajner te kerkuar nga disa klube. Fillimisht ishte prane largimit por permiresimi i disa kushteve dhe pages ka bere qe kroato-gjermani te vijoje aventuren ne Shkoder.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb