Harmonia në dhomat e zhveshjes për një ekip është thelbësore në ecurinë e tij në çdo kompeticion. Gjithashtu, përçimi i mesazheve në mënyrën e duhur për këdo që është në atë ekip, kur flet një trajner i huaj, është një tjetër domosdoshmëri. Xhani De Biazi i ka të dyja këto. Italiani, në një intervistë të dhënë për media të ndryshme prestigjioze, ka deklaruar se në dhomat e zhveshjes së Shqipërisë është një harmoni e plotë në grupin e futbollistëve dhe se gjithashtu ai ka gjetur një lider dhe një bashkëpunëtor shumë të mirë. “Lorik Cana është padroni në dhomat e zhveshjes”, shprehet fillimisht trajneri i Kombëtares.

Gjatë fjalës së tij, italiani vlerëson maksimalisht kapitenin e kuqezinjve për kontributin që ai jep edhe jashtë fushës së blertë. “Ai është një lider në Kombëtare. Jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj”, ka vijuar trajneri. Sipas De Biazit, Cana bën më së miri edhe rolin e mbështetësit dhe ndihmësit. Trajneri ka sqaruar se sa herë që komunikon me skuadrën, gjen një përthyes shembullor të skemave dhe filozofisë së lojës që do të duhet të bëjnë kuqezinjtë në ndeshje të caktuara. Duke qenë se Lorik Cana ka luajtur disa vite në Itali me Lacion në Serinë A, është një njohës shumë i mirë i gjuhës.

“Shpeshherë ai bën edhe rolin e përthyesit për mua. Në ekip ka disa lojtarë që nuk flasin italisht dhe Cana e zotëron shkëlqyeshëm atë dhe më ndihmon edhe në këtë pjesë. Më ndihmon shumë mua dhe skuadrën në aspekte të ndryshme”, deklaron Xhani De Biazi. Europiani Shqipëria ishte surpriza e kualifikuesve, duke qenë se la pas Danimarkën e Serbinë dhe u rendit pas Portugalisë në ekipit që do të marrin pjesë në “Francë 2016”.

Në çdo intervistë të trajnerit të kuqezinjve nuk mungon një pyetje për objektivat e Shqipërisë në këtë kompeticion dhe atë që pret vetë De Biazi. “Nuk kemi arritur rastësisht deri në këtë pikë. Ne do mundohemi që të bëjmë më të mirën tonë në Francë”.panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: