Alex Silver-Fagan, një trajnere e Nike, është një prej atyre njerëzve që beson dhe mendon se për të mbajtur këmbët dhe vithet në formën e duhur, është e nevojshme që të bëni sa më shumë sqauats.

Këto ushtrime mund të kombinohen shumë lehtë me ushtrime të tjera, ose të bëhen mënjanë, si ushtrime të veçanta. Janë të lehta, mund të bëhen në shtëpi dhe nuk do t’ju marrin më shumë se 15 minuta kohë.

Squati bazik – Nisni me këtë lloj ushtrimi dhe mbajini këmbët të ngulura mirë në tokë.
Squati me shkelmim nga pas – Shkelmimi do t’ju vejë vithet në lëvizje.

Squati i sumove – Forcojnë bustin dhe vithet.

Squati i sumove me duart sipër – Shton pak ushtrime kardio në stërvitjen tuaj.
Squati me këmbën e mbledhur në anësore – Beli juaj do t’ju falenderojë për këtë ushtrim.
Squati me të hedhur – Është i mirë dhe për duart.

Squati me hedhje i mbledhur – Ndihmon në nxemje.
Squati me një këmbë në ajër – Ndihmon gjunjët tuaja dhe njëkohësisht ka nevojë për shumë kujdes, pasi mund të tërhiqni tendinat muskulare në pjesën e kofshës dhe të shkaktoni dëmtim të këmbës.

Squati me këmbën gërshetë – Vendos në lëvizje shumë muskuj.
Squati split – Forcon kaviljet, ijet dhe vithet.

Squati izometrik i mbështetur në thembra – Njihet ndryshe si djegia e vitheve, pasi muskujt tërhiqen në maksimum.

Squati pop – U jep muskujve qëndrueshmëri. Hyn edhe tek ushtrimet kardio.
BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: