Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, z. Michael Granoff.
Gjatë takimit u diskutua mbi prioritetet e veprimtarisë dhe kontributit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit në vendin tonë, sidomos në mbështetjen e zhvillimit ekonomik, në fushën e arsimit, kulturës etj.

Kryetarja Nikolla dhe z. Granoff biseduan edhe mbi disa aspekte të mundshme të bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, për rritjen e transparencës, llogaridhënies së veprimtarisë parlamentare, digjitalizmin, trajnimet për deputetët e rinj dhe punonjësit e shërbimeve parlamentare etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: