TIRANË

Presidenti Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale analizën e dy profesorëve të njohur Skënder Kërçuku dhe Ilias Mehmeti, të botuar sot në gazetën Panorama, me titull: Votuesit kërkojnë rritjen e mirëqenies, jo premtime boshe.

Meta shkruan se analiza na fton për reflektim dhe duhet të zgjojë vëmendjen e të gjithë aktorëve për trajtimin efikas të problemeve të qytetarëve.

“Ju ftoj të lexoni këtë analizë të shkëlqyer, që na fton për reflektim dhe që duhet të zgjojë vëmendjen e të gjithë aktorëve për trajtimin efikas të problemeve të qytetarëve, duke pasur në fokus vetëm rritjen e mirëqenies së tyre, të ardhmen e Shqipërisë dhe të fëmijëve tanë! ??”, shkruan Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb