Këmbë të enjtura, dhimbje, rëndesë… . Sa femra ankojnë çdo ditë  për shqetësime të tilla? Për më tepër damarë të shëmtuar, këmbë që nguron t’i ekspozosh… . Në ditët e sotme të jesh elegante, të ndjekësh modën, të ndihesh e të tregosh se je më e re nuk mbeten dëshira apo thjesht një obsesion për femrat moderne. Revistat rozë por edhe reklamat kudo janë plotë e përplot me imazhe perfekte dhe ilaçe çudibërëse për këmbë të bukura e të lehta. Vërtetë bukurisë e freskisë femërore nuk i ikën asnjëherë moda, por në shoqërinë e sotme jo rrallë herë ngatërrojmë shëndetin me bukurinë, mjeksinë me makiazhin.

Venat varikoze janë një sëmundje shumë e shpeshtë dhe nëse përfshijmë edhe format më të lëhta të saj mund të themi se ajo prek gati 40% të populates, pa dallim midis femrave e meshkujve, por, duke qenë se aspekti estetik shqetëson më shumë femrat ato janë edhe pacientet më të shpeshta dhe madje edhe më kërkueset.

61022663 2161433883971500 136751866078822400 N

Trajtimi i hershëm i venave varikoze është shumë i rëndësishëm për të parandaluar të gjitha sa përmendëm. Metodat për trajtimin e venave varikoze janë disa por përpara se të propozohet njëra prej tyre pacienti duhet të vlerësohet nga një mjek specialist vaskular.

Metoda më e vjetër e trajtimit është kirurgjia. Me këtë metodë bëhet ndarja e venës safena të sëmurë nga venat e thella me një prerje në rrëze të kofshës ose pas gjurit, me anë të të cilës realizohet heqja e të gjithë venës safena në kofshë e ndonjëherë edhe në kërci me një sondë kirurgjikale nën lëkurë dhe heqjen e degëve varikoze me prerje të një pasnjëshme në zonën ku lokalizohen variçet e dukshme. Si çdo proçedurë kirurgjikal, edhe kjo aplikohet duke përdorur anestezi dhe pason me ditë qëndrimi në spital. Rekuperimi pas operacionit kërkon disa ditë, ndonjëherë edhe disa javë gjatë, gjatë të cilave gjymtyra e operuar mbahet e fashuar me bende  elastike. Në Spitalin Hygeia Tiranë trajtimi kirurgjikal I venave varikoze  aplikohet  në ato raste kur variçet ose vena safena janë shumë të zgjeruara dhe metodat e tjera miniinvazive nuk gjejnë aplikim.

60716869 2161433747304847 8538077131098292224 O
60716869 2161433747304847 8538077131098292224 O

Metodat më të aplikueshme dhe më bashkëkohore që përdoren rëndom sot në botë për trajtimin e venave safena të sëmura janë metodat termike. Këto metoda realizohen duke aplikuar vetëm anestezi lokale dhe kalimin e një sonde në venën safena të sëmurë e cila bën djegien me energji termike të murit të brendshëm të venës, duke bërë të mundur që vena të mbyllet dhe në të të mos kalojë më gjak.

Ne në spitalin HYGEIA disponojmë dhe aplikojmë trajtimin e venave varikoze me Radiofrekuencë që është një nga metodat termike më të provuara, më efikase dhe me më pak dhimbje pas ndërhyrjes.

60838343 2161433727304849 6205719429045551104 O

Trajtimi i venave varikoze me Radiofrekuencë
Jo më kirurgji, dhimbje dhe ditë të gjata rekuperimi, tashmë, në sajë të proçedurës mininvazive me Radiofrekuencë, për vetëm 35 minuta këmbët tuaja janë përsëri të shëndetshme dhe të bukura, dhe brenda ditës ju i riktheheni aktiviteteve tuaja ditore.
Në spitalin Hygeia kjo proçedurë u realizua me sukses nga Dr. Bledar Hodo, mjek kardiokirurg & kirurg vaskular.
Për të rezervuar takimin tuaj me mjekun, kontaktoni në numrin: 00355 4 23 90 000

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb