POLIÇAN

Lajm i mirë nga Poliçani,testet e stafit të Qendrës Shëndetësore të qytetit rezultuan “negativ”.

Një lajm i mirë ka mbërritur mëngjesin e sotëm nga qyteti i Poliçanit. Testimet e stafit të Qendrës Shëndetësore të këtij qyteti,të përbërë nga 30 mjek,infermierë e punonjës,kanë rezultuar “negativë”.

Pas konfirmimit të rastit të parë me coronavirus në këtë qytet ditën e hënë, një 79-vjeçari që për shkak të sëmundjeve të tjera prej një muaji merrte shërbim mjekësor në të vetmen Qendër Shëndetësore të Poliçanit,i gjithë sfati i qëndrës u karantinua.

Lajmi konfirmohet nga Drejtoria Rajonale e Epidemiologjisë dhe Shëndetit Publik në Berat. Sipas kësaj drejtorie,mjekët infeksionistë kanë bërë edhe gjurmimin e kontakteve të 79-vjeçarit të prekur me coronavirus,të cilët janë karantinuar dhe janë në vëzhgim të përditshëm nga mjekët,për të parë nëse do të shfaqin shenja të infektimit apo jo.

79-vjeçari nga Poliçani,r asti i dytë i prekur me coronavirus në qarkun e Beratit, pasi rezultoi “pozitiv” dhe në pak orë gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua,u transferua në Spitalin Infektiv Covid në Tiranë,në gjendje të intubuar.

Ai dyshohet se u infektua nga djali i tij 30-vjeç i ardhur nga Greqia një muaj më parë, që mendohet se e ka kaluar sëmundjen pa shenja të rënda por ja ka përcjellë të atit, pasi testi i tij i dy ditëve më parë rezultoi “negativ”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb