Greqia është paralizuar tërësisht për shkak të grevës së fermerëve, që vazhdon prej disa ditësh. Traktorë bujqësorë kanë krijuar postblloqe në rrugët e Greqisë veriore, ndërkohë që në Selanik po grumbullohen qindra fermerë me traktorët e tyre, për të protestuar.

Në rrugën Selanik-Veria postblloku i fermerëve numëron më shumë se 750 traktorë, 400 traktorë numërohen në kryqëzimin e Kulurës, mbi 700 traktorë në zonën Katerinit dhe 800 të tillë në rrugën nacionale Selanik-Kavala.

Ndërkaq në kufirin midis Greqisë dhe Bullgarisë, më shumë se 600 traktorë kanë bllokuar rrugën, dhe kufiri mes Greqisë dhe Bullgarisë mbetet i mbyllur në në ditën e pestë. Ndërkaq parashikohet që pika kufitare e Kristallopigisë pranë Kapshticës, në kufirin Greqi-Shqipëri të jetë e mbyllur në orare të caktuara.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: