Vitin e kaluar Lugano mbijetoi në ligën e parë Zvicerianë vetëm falë golave të Armando Sadiukut. Këtë vit përsëritet e njëjtë situata por për ndihmë është thirrurr ish-zëvendës trajneri i kombëtares Paolo Tramexani.

Ardhja e tij në stolin e Luganos ka ngritur mjaft spekullime lidhur me merkaton, pasi mediat zviceriane kanë aluduar se Paolo mund të thërras lojtarë shqiptarë që i ka patur në drejtimin e kombëtares. Emri më i përfolur është rikthimi i Sadikut, por për këtë Tramexani nuk duket shumë optimist pasi e di që për të interesohen klube që luajnë në kampionatet më të fuqishme të Europës.

“A mund të favorizojë raporti im me Sadikun një rikthim në Lugano? Armandon e njoh shumë mirë por nuk besoj se kjo mund të konkretizohet… edhe pse kurrë nuk duhet thënë kurrë. Por është e vërtetë gjithashtu që Sadiku kishte mundësinë të shkonte në Serinë A, në Bundësligë dhe Angli”, deklaroi Tramexani për mediat zvicerane.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb