Donald Tramp ka fituar garën për president mes repulikanëve në zgjedhjet e mbajtura në Karolinën e Jugut, ndërsa kundërshtari i tij Jeb Bush është tërhequr nga gara në mënyrë të papritur.

Kjo përforcon më tej pozitat e Tramp në bllokun republikan të cilin ai e udhëheq bindshëm përball rivalëve të tij brenda llojit.

Fitorja e tij tregoi edhe një herë dobësinë e ish-Guvernatorit të Floridës Jeb Bush, i cili përfundoi i katërti, pavarësisht se në fushatë ai pati edhe mbështetjen e vëllait të tij ish-president George W. Bush.

Senatorët republikanë Ted Cruz dhe Marco Rubio u renditën përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

(E.G./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb