Simon Simoni do të  transerohet në Bundesligë që nga 1 janari. Klubi i Dinamos nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bën me dije se ka arritur akord me Frankfurtin për firmën e portierit 18-vjeçar.

“FC Dinamo ka kënaqësinë t’iu njoftojë se ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e portierit Simon Simoni në Bundesliga-n gjermane.

Prej muajit Janar, portieri 18-vjeçar do të jetë pjesë e ekipit të Eintracht Frankfurt.

FC Dinamo i uron Simonit suksese në karrierë dhe i shpreh mirënjohjen për kontributin e dhënë me fanelën e 18 herë kampionëve të Shqipërisë!” – Shkruan klubi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: