NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
1 gotë tran
1 gotë ujë
2 gota qumësht
1 lgj gjalpë, kripë
Përgatitja
Vendosim ujin në zjarr dhe sapo uji të fillojë të vlojë shtojmë tranin së bashku me qumështin.
E trazojmë duke shtuar dhe pak kripë dhe e lemë të ziejë. Në fund shtojmë një lugë gjalpë dhe e servirim tranin të ngrohtë.
(da.xha/BalkanWeb)