Teuta po kalon një moment kritik, me kampionët në fuqi që janë jashtë çdo objektivi të mundshëm, vetëm 2 pikë larg zonës së kuqe. Në këtë merkato dimri, nga Durrësi u largua dhe Sherif Kallaku, por bregdetarët këtë të shtunë prezantuan blerjen e tyre më të bujshme, me shpresën se mund të shpëtojnë akoma këtë sezon, Klubi i Teutës ka njoftuar se kanë gjetur akordin me Jahmir Hykën, ish sulmuesin e Kombëtares, i cili është vendosur menjëherë në dispozicion të trajnerit Arapi

Teuta
Teuta

Lojtari është prezantuar në ambientet e “Stadiumit Niko Dovana” dhe sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me blutë. I lindur më 8 mars 1988. 33-vjeçari ka provuar të luajë në Shqipëri me Dinamon dhe Tiranën, ndërsa është aktivizuar dhe me Mainz në Gjermani apo Olympiacos në Greqi. Së fundmi ishte pjesë e Guiz në kampionatin kinez. Hyka, i gjatë 1.69 cm dhe pozicjoni ideale në fushë e ka atë të mesfushorit te majtë. Afrimi i Hykes në skuadrën e Teutës, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Renato Arapi, kësisoj duke e kompletuar sulmin e skuadrës blu. #MirëseNaErdheJahmirHyka?#forcateuta??

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: