TIRANE – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më datë 17.12.2015, ora 11:00, zhvillon mbledhjen për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, kandidatit të listës shumëmërore të Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë, në Qarkun Shkodër.

Rendi i ditës parashikon vetëm projekt/vendimin: “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë, në Qarkun Shkodër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të z. Mark Frroku”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: