Manchester United do të ketë një dyshe të frikshme sulmi për sezonin e ri.

Cavani dhe Ronaldo mund të jenë të dy në linjën e parë të sulmit për të prodhuar golat për ekipin e Solskjaer.

Uruguajani nuk tundohet dhe kërkon të qëndrojë tek ‘Djajtë e Kuq’ edhe këtë sezon pavarësisht se mund edhe të përfundojë në stol prej Ronaldos.

Po ashtu edhe Pogba nuk ka shenja se do të largohet, pasi PSG është tërhequr dhe gjithashtu francezi nuk u përfshi në marrëveshjen e transferimit të Ronaldos nga Juventus tek Manchestër United.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb