Manchester United do luajë pas pak minutash ndaj Brentford, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin. Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ten Hag ka vendosur që të aktivizojë nga minuta e parë Ronaldon.

Ndryshe nga sfida hapëse e Premier League për ta, këtë herë është parë e arsyeshme që CR7 të jetë mes titullarëve.

Ylli portugez nuk po kalon një periudhë aspak të mirë. Sulmuesi është përfolur gjatë gjithë verës për një largim nga Old Trafford, pasi vetë futbollisti dëshiron të kalojë në një ekip tjetër.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb