Stefan De Vrij ka gjasa të jetë mungesa e Interit në fundjavë ndaj Spezias. Mbrojtësi ndjeu dhimbje në kofshën e majtë ndaj Veronës, çka alarmoi trajnerin Inzaghi.

Ky i fundit po mendon që holandezin ta lërë pushim këtë herë, me shpresën se do rikthehet në formë 100 përqind më pas. Tekniku ka alternativa të tjera për prapavijën, me shansin që do i jepet njërit nga djemve të stolit.

De Vrij është pika kyçe e ekipit të Inzaghit. Në 23 ndeshje, ia ka dalë të bëjë më së miri punën e tij në qendrën e prapavijës, duke neutralizuar sulmet e kundërshtarëve.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: