Fundjavën që vjen Napoli ka gjasë të marrë kryesimin e “Seria A” pasi Juventusi që ka 1 pikë më shumë në klasifikim do të luajë në transfertën e vështirë kundër Interit ndërsa skuadra e Sarri-t do të udhëtojë në Firence.

Pas golit të Koulibaly që u dha 3 pikët e çmuara kundër “zonjës së vjetër” optimizmi te tifozët e Napolit ka kapur nivele të larta dhe për këtë arsye 2500 biletat e vendosura në dispozicion nga klubi pritës kanë avulluar nga të abonuarit.

Gjithsesi policia e Firences po përgatitet për një “pushtim” të qytetit pasi mijëra tifozë të tjerë nga shumë qytete të Italisë po përgatitet për të ndjekur Napolin në transfertë. Raportohet se ata kanë blerë bileta në sektorin e vendasve.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb