Të premten në orën 20.30, Bayern Munchen përballet me Frainkfurt, në transfertën e parë të Bundesligës. Në prag të këtij takimi ka folur trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsmann. Tekniku vlerëson maksimalisht rivalin, duke lënë të kuptohet se nuk do e kenë aspak të lehtë.

“Nuk është asnjëherë e lehtë të luash në Frankfurt. Aty fituam vitin e kaluar, stadiumi do të jetë flakë sidomos pas fitimit të Europa League, tifozët e tyre janë shumë euforikë. Matthijs është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Një lojtar i ri ka nevojë për kohë që të ambientohet, por ai mund të luajë si titullar nesër.

Lewandowski? Humbëm një sulmues që ka shënuar 50 gola. Duhet ta rregullojmë edhe këtë aspekt. Gjithsesi mendoj që organika është përmirësuar. Do të bëjmë mirë, djemtë janë shumë të motivuar.

Titulli i parë i fituar ishte shumë i bukur. Klubi ka gjithmonë uri. Duam që të shkojmë sa më larg në Champions League dhe të fitojmë trofetë kombëtarë” -Tha ai,

Frankfurt

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: