Shqipëria dhe Polonia do të sfidojnë njëra tjetrën në orën 20.45, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Në stadiumin “PGE Norodowy” do të ketë plot 57 mijë tifozë. Sipas gazetarit të Supersport, Sokol Xhihani, do të jenë 413 tifozë të kuqezinjve në tribuna.

Lojtari i 12-të i skuadrës tonë do të mbështesë në maksimum ekipin përgjatë 90 minutave, në një sfidë kaq të vështirë si kjo. Në një grup me Shqipërinë janë edhe Republika e Çekisë, Ishujt Faroe dhe Moldavia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb