Problemi i plus-valencave në Itali ka marrë një shtrirje tjetër, ku përveç Juventusit, akuzohen edhe pesë skuadra të tjera të Serisë A. Listës i janë shtuar Napoli, Interi, Atalanta, Sampdoria dhe Xhenoa, të cilat dyshohen gjithashtu se kanë devijuar në paraqitjen reale të ardhurave nga shit-blerjet.

Rast konkret është ai i aksit Inter-Xhenoa ku që nga viti 2018, janë kryer gjashtë transferta me vlerë totale 78 milionë euro. Por lojtarët që kanë qenë pjesë e tratativave janë të njëjtët të cilët janë shkëmbyer shumë herë duke formuar këtë trinom.

Bëhet fjalë për portierin Radu, sulmuesin Pinamonti dhe mbrojtësin Vanheuzden. Ky i fundit u shit te Standard Liezh, dhe u rible pa u përdorur kurrë. Atalanta po hetohet për transferimin e mbrojtësit Romero te Totenhem, që i kushtoi spërsave 50 milionë euro, ndërsa Napoli dyshohet se ka manipuluar transferimin e sulmuesit Osimhen.

Një skandal i vërtetë, ku më i prekur është Juventus, teksa nga 64 transferta të dyshimta në total, bardhezinjtë mbajnë rekord me 42 prej tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb