Ndonëse duhen edhe 3 muaj që të përfundojnë ligat kryesore evropiane, disa transferta futbollistësh janë mbyllur ose janë në përfundim e sipër.

Ka akorde dhe marrëveshje pasi këta futbollistë janë në muajt e fundit të kontratës me klubet e tyre. Fran Garcia është njëri prej tyre, që nga 1 korriku do të jetë pjesë e Real Madrid. Në fakt, mbrojtësi i majtë i Rayo Vallecano është rritur te Los Blancos, por për mungesë hapësirash kishte pranuar të luante në një ekip tjetër të La Ligas.

Për të është thjesht një rikthim në shtëpi. Një tjetër lëvizje te skuadrat big në Spanjë është ajo Julian Araujo, që do të luajë për Barcelonën. Meksikani aktualisht ëhtë pjesë e Los Angeles në MLS por në verë do të jetë nën urdhërat e Xavit.

Ndër lëvizjet e tjera të bujshme të mbyllura që tani spikasin edhe ato të dy futbollistëve të Leipzig, Konrad Laimer kalon te Bayern Munchen, ndërsa Nkunku te Chelsea. Edhe Dortmund do të përforcohet me një mesfushor. Bëhet fjalë për japonezin Kamada, që do të lërë Frankfurtin dhe do të luajë për verdhezinjtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb