Duke e largët dita ku Zac Efron shfaqej si një adoleshent që ishte tepër i famshëm për angazhimin e tij në muzikë. Këtë radhë, aktorin e njohur do e shohim në një zhanër tjetër, që nuk e kemi parë më parë. Zac, do të jetë personazhi kryesor i filmit “Gold”.

Ai shfaqet në trailerin e këtij filmi i mbuluar nga papastërtia dhe i veshur me rroba të copëtuara. Ajo që ka mbetur nga 34-vjeçari janë vetëm sytë e tij bojëqiell, sepse pjesa tjetër është thuajse e panjohur për publikun dhe fansat e tij.

“Shumë krenarë për të gjithë të përfshirë dhe faleminderit të gjithëve që e kanë parë deri më tani”, shkroi Zac në rrjete sociale. Të gjithë fansat më pas, kanë nisur me një lumë reagimesh ndaj aktorit, duke thënë se shumica prej tyre nuk e kanë kuptuar që ai është i përfshirë në këtë film.

Duke mbështetur komentet e Zac, regjisori dhe bashkë-skenari i filmit Anthony Hayes shtoi: “Ishte një sfidë e vërtetë. Ishte ndoshta xhirimi më brutal që kam bërë në 35 vjet. Ishte i jashtëzakonshëm.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: