SHBA– Agjencia e kërkimit në Pentagon, DARPA, njoftoi sot një investim prej dy miliardë dollarësh në inteligjencën artificiale për të zhvilluar makineri të afta që të mësojnë vetë si t’i përshtaten situatave në ndryshim të vazhdueshëm.

“Këto fonde do t’i mundësojnë Agjencisë për Projektet e Kërkimit të Përparuar në Mbrojtje që të financojë rreth 20 projekte që kanë filluar dhe të fillojë shumë të tjerë në 12 muajt e ardhshëm”, theksoi drejtori i DARPA-së, Steven Walker, gjatë një konference për shtyp në Uashington.

“Këto investime kanë për synim të transformojnë kompjuterat, duke i shnëdrruar në mjete të specializuara ose partnerë në zgjidhjen e problemeve”, shtoi Walker, i cituar në një komunikatë.

Robotët aktualë, të gjithë shumë të zhvilluar dhe autonomë, nuk mund të përditësohen lehtësishtë me teknologjitë e reja që shfaqen.

Studiuesit duan që ata të mësojnë të përditësohenë vetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb