Pas humbjes në finalen e Copa America kundër Argjentinës, Neymar po shijon ditët e fundit të pushimeve para se të kthehet në Paris dhe të nisë sezonin e ri me PSG-në.

Braziliani, që ka kaluar disa ditë pushime me mikun dhe shokun e skuadrës Marco Verratti, është fotografuar pa fanellë, duke treguar një formë fizike që lë shumë për të dëshiruar.

Në rrjetet sociale dhe në portale të ndryshme franceze, fiziku i brazilianit është kritikuar ashpër. Tifozët e PSG e kanë akuzuar brazilianin se është “mbipeshë” dhe se “ka bark”.

Neyma 4

Ylli i PSG-së duket se e ka tepruar paska me ushqimin. Në fotot e publikuara, Nemar duket i transformuar dhe nuk ka pikë lidhje me formën e dikurshme. O’Nei, shihet qartë që është mbipeshë.

PSG sapo humbi finalen e Superkupës ndaj Lille, ndërsa më 7 fusht starton kampionati. Neymar me siguri do të mungojë në ndeshjen hapëse ndaj Troyes në transfertë, por me këtë fizik nuk dihet kur mund të kthehet me saktësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: